Një nga gazetarët e parë sportive, Kristofor Grillo, u lind në Vuno të Himarës, më 18 Janar 1929. Mbaroi Institutin Pedagogjik, por që më 1950, filloi punë si redaktor në gazetën “Sporti Popullor”. Pas 18 vjetësh kaloi në Agjensinë Telegrafike Shqiptare. Ka lënë një mori shkrimesh gazetareske të gjinive të ndryshme. Ai është dhe autor i librit, “Nga njëra olimpiadë në tjetrën”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Prill 1688, lufta e malësorëve shqiptarë kundër Sulejman Pashës në Medun
-
2 Prill 1769, betejë e Bushatllinjve në Zadrimë për të nënështruar krerët lokalë
-
2 Prill 1872, vdiq gjuhëtari arbëresh Andrea Dara
-
2 Prill 1910, nisën punimet e Kongresit të dytë të Manastirit
-
2 Prill 1914, Themistokli Gërmenji e koloneli Snellen shtypën puçin grek në Korçë