U lind në Lusë të Përmetit, 18 Maj 1906, shkrimtari, prozatori dhe përkthyesi Nonda Bulka, i cili ka përdorur pseudonimin “Chri-Chri”. Pas liceut të Korçës, ndoqi studimet e larta në Francë. Në atdhe, punoi si nënpunës dhe pedagog. U bë i njohur me shkrimet e tij. Vjershat dhe tregimet e para, i ka botuar në shtypin e kohës si “Bota e re”, “Iliria”, “Minerva”, “Ora”, etj. Në 1934, botoi vëllimin e parë poetik “Kur qan e qesh bilbili”. “Skica dhe tregime”, doli pas çlirimit, më 1950, që u pasua nga “Vargje satirike”, “Nën dritën e yllit”, dhe 8 vëllime të tjera. Nga pena e tij, kanë dalë edhe shumë përkthime. Komedia “Topazi”, me të cilën e filloi veprimtarinë e vet Teatri Popullor në Tiranë, është shqipërim i Nonda Bulkës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Prill 1554, mbishkrimi i Onufrit në kishën e Shpatit: “kur të ngrehesh duart e tu ke Perëndia, më përmend dhe mua mëkatar Onufrin”
-
10 Prill 1711, u hap katedra e gjuhës shqipe në kolegjin San Piero Montorios në Itali
-
10 Prill 1833, shpërtheu në pazarin e Shkodrës një revoltë e armatosur kundër pushtuesve osmanë
-
10 Prill 1914, u miratua në Vlorë Statuti Organik i Shqipërisë
-
10 Prill 1914, premiera e filmit dokumentar “Durrësi kryeqendra e re e Shqipërisë”