Mjeshtri i Merituar i Sportit, futbollisti i dëgjuar Rafik Resmja u lind, më 18 Maj 1930. Ai përfundoi Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi” dhe u bë ndër protagonistët kryesorë të fushës së gjeibër, i njohur dhe jashtë vendit. Bashkë me Boriçin, Panon, etj e ngriti skuadrën e “Partizanit”, në majat më të larta sportive. Ai njihet si golshënuesi i paarritshëm, si sportisti që ka fituar shumë trofe, tituj kampion, kupa Republike, medalje dhe urdhëra. Për t’u përmendur në mënyrë të veçantë, janë Medalja e Argjendtë e Lejcigut, më 1958, dhe Hanoit më 1963, ku skuadra “Partizani”, zuri vendin e dytë, duke përballur ekipet më të fuqishme të Moskës, Pragës, Berlinit, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano