Në vitin 1268, u ndërtua Manastiri i Apollonisë, afër Fierit të sotëm, që së bashku me kishën e tij, përbën një asambël madhështor të arkitekturës mesjetare shqiptare. Ai është vazhdimi i zhvillimit të kulturës së lashtë të Apollonisë, një dëshmi e frymës krijuese të popullit shqiptar dhe të të parëve të tij të lashtë, që ndër shekuj e mijëvjeçarë, kanë banuar në këto troje, duke lënë gjurmë të pashlyeshme dhe duke pasuruar thesarin e kulturës së tyre dhe atë botërore. Në Manastirin e Apollonisë, edhe pas kaq shekujsh, ruhen vlera të shumta artistike, që të emocionojnë dhe të ngjallin krenari kombëtare. Ikonat e shumta, pikturat murore të papërsëritshme, objekte kulti të punuara në dru dhe metal me art dhe shije të hollë, të gjitha së bashku, pasqyrojnë zhvillimin e madh të arteve të bukura në trojet arbërore të asaj kohe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”