Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Nëntor 1940, lindi Dhimitër Prifti, doktor i shkencave gjeologjike

Athina

Në kryeqytetin grek Athinë, më 18 Nëntor 1940, u lind Dhimitër Prifti, doktor i ardhshëm i shkencave gjeologjike. Studimet e larta i filloi në Moskë dhe pas prishjes së marrëdhënieve, i vazhdoi në Universitetin e Tiranës ku u diplomua si inxhinier gjeokimist.  Karrierën e filloi në Laboratorin Qëndror të Naftës në Kuçovë. Më pas punoi në Fier, Marinzë, dhe në Ministrinë e Industrisë dhe Energjitikës në Tiranë. Është nja nga studiuesit kryesorë të shtratimeve të gazit. Edhe në temën e disertacionit, që i pruri titullin doktor i shkencave, mbi këtë çështje u mbështet. Për veprimtarinë dhe ndihmesën në kërkimet dhe studimet gjeologjike, në vitin 1999, Dhimitër Priftit iu dha titulli “Mjeshtër kërkimesh”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version