Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Nëntor 1985, përkujtohet sot Gaqo Avrazi, dirigjenti i parë i Korit të Ushtrisë

Gaqo Avrazi

Sot përkujtohet dirigjenti i parë i Korit të Ushtrisë, kompozitori i shquar Gaqo Avrazi. Që në rininë e hershme, ai u angazhua në lëvizjen artistike dhe muzikore të Korçës, ku u lind më 1915. Kjo përcaktoi dhe gjithë veprimtarinë e jetës së tij. Në luftën antifashiste ai u rendit në radhët e çetave partizane për mobilizmin e masave në betejat çlirimtare. Në krye të Asamblit dhe Korit të Ushtrisë, Gaqo Avrazi dha ndihmë të madhe për zhvillimin  dhe pëhapjen e muzikës dhe këngës shqiptare, si dhe për përgatitjen e talenteve të reja si Mentor Xhemali, Gaqo Çako, Gjoni Athanas, Ibrahim Tukiçi e Pavlina Nika. Artisti i shquar u nda nga bota magjike e tingujeve më 18 Nëntor 1985.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version