Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Prill 1921, lindi Nermin Vlora-Faiaski mbesa e Ismail Qemalit

Nermin Vlora-Faiaski, mbesa e Ismail Qemalit, u lind në Tiranë, më 18 Prill 1921. E pajisur me dhunti prej poligloti dhe talent të rrallë, ajo e nisi që herët krijimtarinë letrare, veprimtarinë studimore dhe përkthimin e autorëve të huaj në gjuhën shqipe. E martuar me diplomatin italian Renco Falaskin, ajo pati mundësi, të jetojë në disa vende të botës, të studiojë historinë dhe kulturën e tyre. Ajo mbajti leksione me një tematikë shumë të gjërë në universitetet amerikane, angleze, portugeze, kineze, kolumbiane, çekosliovake e deri ugandeze, duke u kthyer kështu në një ambasador shëtitës të kulturës shqiptare. Nermin Vlora ka lënë një thesar të tërë, me vepra letrare e studimore, një mori artikujsh të botuar në gjithë shtypin e botës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version