Sot përkujtohet vrasja e Haxhi Zekës, udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare, organizator dhe drejtues i kryengritjeve antiosmane në Kosovë. U vra në Pejë, më 18 Shkurt 1902, nga një agjent serb, por gazeta “Drita” që botohej nga mërgimtarët shqipatrë në Sofje, duke njoftuar për këtë humbje thekson se edhe “Turqia ka gisht në këtë vrasje”. Vrasja e patriotit shqiptar i dha impulse të reja Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Diplomatët francezë në Çetinë njoftonin Parisin se vrasja e Haxhi Zekës pruri në “një zgjim serioz të kombësisë shqiptare” dhe si rezultat mund “të ndodhin incidente që krijojnë ndërhyrjen e diplomacisë europiane”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare