Më 18 Shkurt 1931, u vra nga policia serbe Milan Shuflai, albanolog me prejardhje gjermane. Vrasja e historianit dhe pedagogut të shquar që shkaktoi protesta të shumta ndërkombëtare pasi vrasja e tij ndodhi pas një vizite që ai bëri në Shqipëri. Në vitin 1924, Akademia e Shkencave e Vjenës, botoi veprën kryesore të Shuflait, “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”. Më pas dolën në dritë “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët dhe Shqiptarët”. Punës së Shuflait i përket edhe romani historik me temë shqiptare “Kostantin Balsha”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare