Më 18 Shkurt 1933, u lind në Tiranë, Skënder Selimi, që është cilësuar si një ndër krijuesit e shkollës koreografike moderne shqiptare. Ai mbaroi Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe u diplomua si regjizor-baletmastër në Institutin “Lunaçarski” të Moskës. Karrierën e tij e filloi si udhëheqës artistik dhe baletmastër në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Më pas punoi si regjizor në Televizionin Shqiptar dhe më pas emërohet pedagog dhe shef katedre në Fakultetin e Artit Skenik në Akademinë e Arteve, ku në vitin 1988, doli në pension. Për veprimtarinë dhe krijimtarinë e pasur artistike mori disa tituj dhe çmime brenda dhe jashtë vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës