Gazetari dhe shkrimtari Sefedin Çela, u lind më 18 Shkurt 1947. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes, në Skrapar dhe më pas u diplomua për letërsi dhe gazetari në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Ka kryer kualifikime të shumta pasuniversitare në Budapest, Pragë, Londër, Kopenhagen, Paris etj. Karrierën gazetareske e ka filluar në gazetën “Zëri i Rinisë”, “Jehona e Skraparit” dhe “Bashkimi”. Ka zënë poste të larta si Drejtor i Radio-Televizionit Shqiptar. Gjatë viteve 1999-2004, ishte kryetar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi