Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Shtator 1415, sistemi doganor i Kastriotëve dëshmohet nga një kronikë e kohës

Stema e Kastriotëve

Kronika e 18 Shtatorit 1415, përmend si doganier në Ishëm, një farë Boliza me prejardhje nga Kotorri. Doganat në atë kohë jepeshin në sipërmarrje personave që paguanin më shumë. Por ky fakt ka rëndësi se tregon që Kastriotët kishin sistemin doganor, që dëshmon qënien e shtetit feudal me të gjitha strukturat dhe një dalje në det me lidhjet ekonomike më botën e jashtme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version