Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Janar 1918, koncert në Sofje i shoqërisë “Dëshira”

Shoqëria “Dëshira” e mërgimtarëve tanë në Sofje, më 19 Janar 1918, organizoi një concert ku këndoi kori shqiptar dhe solistët, u recituan vjersha e poezi shqipe. Viktor Prifti recitoi “Manushaqen” e Naim Frashërit, Aleksandrina Petro “Mëmë e varfur” të Gjerasim Qiriazit, etj. Koncerti pati jehonë e rëndësi të madhe pasi këto ishin ngjarje shumë të rralla, sepse në skenë doli gruaja shqiptare dhe sepse koncerti u ndoq edhe nga publiku bullgar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version