Në Durrës më 19 Janar 1939, u lind Agron Reka, inxhinier i sistemeve agrare dhe sportist i apasionuar. Pas shkollës së mesme bujqësore në Tiranë, u diplomua në Institutin Bujqësor të Odesës në vitin 1961. Pas kthimit në atdhe u emërua në Lushnje, ku ushtroi profesionin e tij dhe më pas në Tiranë. Që në vogëli Agron Reka u dashurua me futbollin dhe pingpongun. Luajti me skuadrat e shkollave dhe të Institutit, duke u shquar si futbollist i mirë dhe pingpongist i shkëlqyer në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai u shpall 5 herë kampion kombëtar, 6 herë fitues i kupës së Shqipërisë dhe 3 herë fitues i kupës tradicionale të kryeqytetit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Gusht 1848, doli numëri i parë i gazetës “Shqiptari i Italisë”, në Napoli të Italisë
-
23 Gusht 1914, në kushtet e Luftës së Parë Botërore largohen ushtarët e fundit nga qyteti i Shkodrës
-
23 Gusht 1878, përkujtohet sot arsimtarja, patriotja Marigo Pozio
-
23 Gusht 1934, mbahet në Tiranë Kongresi i parë i Odave të Tregëtisë
-
23 Gusht 1937, zhvillohet ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e godinës së Laboratorit Bakteriologjik