Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Janar 1939, lindi Agron Reka, sportist rekordesh e inxhinier

Në Durrës më 19 Janar 1939, u lind Agron Reka, inxhinier i sistemeve agrare dhe sportist i apasionuar. Pas shkollës së mesme bujqësore në Tiranë, u diplomua në Institutin Bujqësor të Odesës në vitin 1961. Pas kthimit në atdhe u emërua në Lushnje, ku ushtroi profesionin e tij dhe më pas në Tiranë. Që në vogëli Agron Reka u dashurua me futbollin dhe pingpongun. Luajti me skuadrat e shkollave dhe të Institutit, duke u shquar si futbollist i mirë dhe pingpongist i shkëlqyer në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai u shpall 5 herë kampion kombëtar, 6 herë fitues i kupës së Shqipërisë dhe 3 herë fitues i kupës tradicionale të kryeqytetit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version