Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Mars 1879, Komiteti i Stambollit miratoi alfabetin e unifikuar të gjuhës shqipe

Një komision posaçëm i Komitetit të Stambollit, i përbërë nga atdhetarët e shquar  Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Hoxha Tasini dhe Koto Hoxhi, pas një pune të kujdesshme përgatitore, më 19 Mars 1879, miratoi alfabetin unik të gjuhës shqipe. Ky alfabet i hartuar nga Sami Frashëri, shënoi një hap të rëndësishëm përpara në mënjanimin e vështirësive për shkrimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ai u quajt Alfabeti i Stambollit, më të u shtypën shumica dërrmuese e botimeve deri në Kongresin e Manastirit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version