Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Mars 1936, u nënshkruan marrëveshjet me Italinë fashiste

E mbërthyer nga kriza ekonomike dhe financiare, Qeveria e Tiranës, më 19 Mars 1936, nënshkroi me qeverinë fashiste të Musolinit 11 marrëveshje, qe praktikisht përgatitën 7 Prillin e vitit 1939. Me anë të tyre Roma, i krijoi të gjitha mundësitë dhe kanalet për të shtënë në dorë kyçet e ekonomisë, të administratës civile dhe ushtarake të Shqipërisë, duke forcuar edhe më shumë regjimin gjysëm kolonial që kishte ngritur në vendin tonë. U fol dhe u shkrua për marëveshje të fshehta me karakter politik-ushtarak, që e detyronin qeverinë e Zogut të merrte për organizimin e aparatit shtetëror dhe të ushtrisë, vetëm këshilltarë dhe organizatorë fashistë. Jo më pak shqetësuese ishte, sidomos për fqinjët, marëveshja për modernizimin e portit të Durrësit, që u përdor tre vite më vonë për pushtimin e Shqipërisë dhe më pas edhe për agresionin kundër Greqisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version