Kuçova
Më 19 Nëntor 1935, mbi 1500 punëtorë shqiptarë që punonin, pranë shoqërisë italiane AIPA në Kuçovë, u ngritën në greva, duke kërkuar paga më të larta, shkurtimin e orarit të punës, që arrinte deri në 13 orë në ditë, krijimin e kushteve të nevojshme të jetesës. Kundërshtimi për plotësimin e kërkesave të tyre, nxiti një demostratë të fuqishme dhe ndërhyrjen e xhandarmërisë zogiste, për shtypjen dhe shpërndarjen e saj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës