Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Prill 1984, përfundoi Festivali i pestë i Filmit Dokumentar Shqiptar

Më 19 Prill 1984, përfundoi Festivali i pestë i Filmit Dokumentar Shqiptar. Gjatë katër ditëve të zhvillimit të tij u shfaqën e u diskutuan 24 filma. Kupën e Festivalit e mori Dhimitër Anagnosti. Me çmimin e dytë, u nderuan filmat dokumentarë “Arbëreshët”, me skenar të Gjovalin Shkurtajt, regji të Halil Kamberit dhe operator Leonal Konomin dhe “E fshehta e një liqeni”, me regji të Xhemal Matos, skenar të Moikom Zeqos dhe operator Ilir Kasnecin dhe Xhemal Maton. Me çmimin e tretë, u nderuan filmat, “Nëpër ditaret e Luftës”, “Njeriu që kapërceu shekullin” dhe “Një portret i Rembrandit në Shqipëri”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version