Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Shkurt 1470, vdiq ambasadori i Skënderbeut, Pal Gazuli

Bota arbërore sot përkujton pedagogun dhe oratorin Pal Gazuli, një ndër bashkëpunëtorët e afërt të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai u lind më 1405 në një familje feudale shqiptare. Në 1442, u emërua rektor i shkollave të Raguzës, për dy vjet. Në vitin 1452, nis karriera diplomatike e Gazulit. Gjergj Kastrioti e dërgoi atë ambasador në Raguzë dhe në emër të shtetit të tij, nënshkroi një sërë marrëveshjesh me Republikën aristokratike e tregëtare. Në vitin 1462 i kërkoi Senatit te Republikës ishujt Havar dhe Korcula, në rast të ndonjë tërheqje të mundshme të luftëtarëve shqiptarë. Pal Gazuli pa humbur lidhjet me Atdheun, jetoi në Raguzë deri sa vdiq, më 19 Shkurt 1470.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version