Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Shkurt 1956, premierë e dramës “Familja e peshkatarit”

Premiera e dramës “Familja e peshkatarit”, që u dha më 19 Shkurt 1956, në skenën e Teatrit Popullor, shënon një ngjarje të veçantë për artin tonë teatror. Pjesa e Sulejman Pitarkës u vu në skenë me regji të Pjetër Gjokës dhe skenografi të Hysni Devollit. Ajo ishte drama e 20-të kombëtare, që shfaqej në Teatrin Popullor dhe ka hyrë në fondin e artë të dramaturgjisë sonë. Ajo u ekranizua dhe më vonë u dha edhe në television. Rolet kryesore i interpretoni yjet e skenës shqiptare, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Margarita Xhepa, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version