Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Shtator 2000, përkujtohet akademiku Mahir Domi, “Mësues i Popullit”

Mahir Domi

Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes të personalitetit të shquar të kulturës, shkencës dhe arsimit shqiptar, akademikut Mahir Domi, “Mësues i Popullit”. Ai ishte ndër themelonjësit, pedagogët dhe studiuesit të institutive të para të larta arsimore dhe shkencore, të Universitetit të Tiranës e Akademisë së Shkencave. Mahir Domi njihet si një ndër albanologët më të shquar, filolog dhe studiues i gjuhës shqipe, pedagog që ka edukuar shumë breza, studiues këmbëngulës, i cili ka lënë vepra të shumta, që i japin përjetësinë. U nda nga jeta, më 19 Shtator të vitit 2000.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version