Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi

Mark Krasniqi

Në fshatin Glavacice, afër Pejës, më 19 Tetor 1920, u lind akademiku Mark Krasniqi. U diplomua për letërsi në Institutin e Padovës në Itali dhe për gjeografi dhe etnografi në Universitetin e Beogradit. Karrierën e tij e filloi në gazetën “Rilindja”, e më pas, në Radio-Prishtina, në emisionet në gjuhën shqipe. 11 vjet u mor me studime në Akademinë e Shkencave të Beogradit, më pas, dha mësim në Universitetin e Prishtinës, u anëtarësua dhe u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Autorësinë e Mark Krasniqit e mbajnë, shumë tekste mësimore dhe universitare, monografi shkencore dhe libra letrarë të gjinive të ndryshme.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version