Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

19 Tetor 2003, “Lumturimi” i Nënë Terezës

Lumturimi i Nënë Terezës

19 Tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën. Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, e cila vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare, shprehu dëshirën për ta shenjtëruar besimtaren por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga shteti shqiptar dhe viti 2010 që përkon me lindjen e bamirëses me famë botërore është shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version