Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Dhjetor 1944, lindi i pari president i Kosovës Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova

Në Cerrë të komunës së Istogut në Kosovë, më 2 Dhjetor 1944, u lind shkrimtari, studiuesi dhe politikani i shquar kosovar Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Republikës së Kosovës. U diplomua për gjuhë-letërsi në Universitetin e Prishtinës. Karrierën e tij e filloi si arsimtar dhe redaktor i fletores “Bota e re”. Në Institutin Albanologjik të Prishtinës u shqua si kritik dhe estet letrar, gjë që e shpuri në postin e kryetarit të shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës dhe i dha titullin e lartë “Doktor i Shkencave”. Sukses më të madh pati Ibrahim Rugova, në luftën politike, ai ishte nismëtar dhe drejtues i lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, në Maj të vitit 1992, ai u zgjodh në postin e lartë të Presidentit të Republikës, detyrë patriotike, që e kreu deri në fund të jetës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version