Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Gusht 1457, Markezi de Vareze njofton Dukë e Milanos mbi ekspeditën turke kundër Gjergj Kastriotit

Në letrën e datës 2 Gusht 1457, Markezi de Vareze, e njoftonte Dukën e Milanos, mbi ekspeditën turke kundër Gjergj Kastriotit. Ushtria prej 60 mijë vetësh, nën komandën e Isa bej Evrenozit dhe tradhëtarit Hamza Kastrioti, vërshuan në trojet shqiptare. Skëndërbeu u zuri shtigjet strategjike dhe i dha goditjet e para agresorit, por pa mundur të përballojë furinë osmane. Si gjithnjë bëri tërheqjen strategjike, pa i ndërprerë mësymjet e rrufeshme dhe të befasishme, derisa i dha goditjen përfundimtare, në fillim të shtatorit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version