Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Gusht 1908, u hap shkolla e parë shqipe në Elbasan

Shkolla e parë shqipe në Elbasan, u hap më 2 Gusht 1908. Edhe më parë Kristoforidhi, Hysni Ceka, etj, kishin dhoma për mësimin e shqipes ose përdornin për këtë qëllim shkollat greke. Atje mësuan shkrim e këndim 50 nxënës. Pas hapit të parë, shkolla shqipe u hapën edhe në Zavalin, Gjinar, Seltë e Selcan. Më 1935, shkolla e parë shqipe e Elbasanit, mori emrin e Naim Frashërit. Mësuesit e nxënësit e saj, morën pjesë në bandën frymore “Afërdita”, që drejtohej nga mësuesi i popullit Ahmet Gashi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version