Ambasadorët e huaj, të akredituar pranë Qeverisë Mbretërore dhe anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar, në mbledhjen e përbashkët, që u mbajt më 2 Gusht 1914, pasi analizuan gjëndjen ndërkombëtare dhe situatën e brendëshme të vendit, arritën në përfundimin se mbreti Vilhelm Vidi, duhej të largohej nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë edhe oficerët hollandezë, që ishin komanduar për organizimin dhe drejtimin e xhandarmërisë kombëtare, morën urdhër për kthimin në Atdhe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi