Më 2 Gusht 1920, me anë të një qarkoreje telegrafike, lajmëroheshin të gjitha prefekturat se në Tiranë, në orën 10.30, ishte firmosur protokolli italo-shqiptar, sipas të cilit, pushtuesit italianë do të lëshonin Vlorën dhe bregdetin. Për palën shqiptare protokolli, që i dha fund me fitore epopesë së lavdishme të Luftës së Vlorës, u firmos nga Sulejman Delvina.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare