Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Korrik 1804, realizohet traktati i miqësisë midis Çamërisë dhe suliotëve kundër Ali Pashë Tepelenës

Më 2 Korrik 1804, midis suliotëve dhe agallarëve të Çamërisë, u përfundua traktati i miqësisë, kundër Ali Pashë Tepelenës. Agallarët çamë dhe kapedanët suliotë, “u bënë vëllezër” dhe u betuan të luftojnë së bashku, për të mbrojtur tokën dhe të drejtat e veta, kundër Aliut dhe kujtdo që do të delte kundër tyre. – Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, miratoi më 2 Korrik 1878, “Kanunin e ri”, ku trajtoheshin aspektet organizative, politike dhe ushtarake të Lidhjes. Dokumenti themeltar shënoi fitoren e plotë të forcave kombëtare në Lidhje.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version