Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Maj 1907, u lind Nazim Orizaj, oficer i ushtrisë kombëtare

Në familjen e majorit që shërbente në ushtrinë osmane në Shkup, më 2 Maj 1907, lindi Nazim Orizaj, oficer i ushtrisë kombëtare, i diplomuar në shkollat e larta ushtarake perëndimore. Pasi mbaroi Liceun e Korçës, e dërguan për studime në Akademinë Ushtarake Franceze në Sen Kyri. Pas diplomimit, oficeri i ri u kthye në Atdhe dhe u emërua në Komandën e Përgjithshme të Mbrojtjes Kombëtare. Ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës ushtarake, por jeta e tij u këput nga tuberkulozi, në moshën 45 vjeçare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version