Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Mars 1914, u kurdis në jug të Shqipërisë e ashtuquajtura “autonomia e Vorio Epirit”

Më 2 Mars 1914, në jug të vendit u kurdis e ashtuquajtura “autonomia e Vorio Epirit”, nën kryesinë e ish zëvendësministrit të jashtëm të Athinës, Jorgji Zografi, i biri i bankierit grekoman Kristaq Zografi nga Qestorati. Autoritetet greke në Gjirokastër organizuan “Kongresin Epiriot”, i cili shpalli “autonominë” e Shqipërisë së Jugut dhe formoi një “qeveri të përkohëshme” në kryesinë e Kristaq Zografit. Disa ditë më vonë edhe majori i ushtrisë greke, himarioti Spiro Spiromilo, shpalli “autonominë e Himarës” që përfshinte 7 fshatra të banuara nga shqiptarë. Në këtë mënyrë “Vorio-Epiri autonom”, përfshinte Gjirokastrën, Himarën, Sarandën dhe Përmetin. Kjo duhej të shërbente si mbështetje për shovinistët grek, që në një moment të favorshëm të pushtonin gjithë Shqipërinë e Jugut.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version