Në një familje të thjeshtë krutane, më 2 Mars 1931, lindi Ramiz Kovaçi, këngëtar i shquar liriko-dramatik, bariton i njohur i skenës tonë dhe i skenave të huaja, “kurorë e roleve baritoniane”, sikurse e ka cilësuar kritika muzikore. Studimet e larta për kanto i ndoqi në konservatorin e Sofjes dhe ishte student i këngëtarit me famë botërore Brumberov. Specializimin e kreu në Milano të italisë. Karrierën artistike e filloi në 1959, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku realizoi mbi 30 role kryesore në operat shqiptare dhe ato të huaja. Zëri i tij brilant u duartrokit edhe në skenat e italisë, Bullgarisë, Bashkimit Sovjetik, Rumanisë, Hungarisë, Turqisë, Kinës, Greqisë etj. Ramiz Kovaçi si pedagog ka pergatitur breza të tërë këngëtarësh. Mbi 20 vjet dha mësim në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ai u ftua për të dhënë mësim edhe në konservatorin e Stambollit, ku dhe vdiq në vitin 1994.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka