Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më datë 2 Mars 1997, miratoi me urgjencë ligjin nr.8194, “Për gjëndjen e jashtëzakonshme, në rastet e cënimit të rendit kushtetues e të rendit publik”, që u botua në Fletoren Zyrtare nr.2. Në po këtë numër të Fletores Zyrtare, u botua dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 297 datë 02.03.1997 “Për shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme në Republikën e Shqipërisë”. Për 5 muaj Shqipëria përjetoi atmosferën e luftës dhe gjëndja e jashtëzakonshme u hoq vetëm në fund të muajt gusht 1997, me ligjin nr.8225, që u botua në Fletore Zyrtare nr.11 të atij viti.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”