Një ndër punonjësit më të vjetër të Radio-Tiranës, Mark Gurakuqi, u lind në Pogradec, më 2 Nëntor 1922. Kreu Normalen e Elbasanit, ndërsa studimet e larta, i ndoqi në Firence të Italisë, në Beograd dhe u diplomua për filologji në Bullgari. U shqua si pedagog, shkrimtar, publicist dhe studiues. Pas çlirimit, punoi në radio dhe në gazetën “Bashkimi”, por emrin e tij e ndeshim shpesh edhe në faqet e fletoreve “Zëri i rinisë”, “Drita”, “Nëntori”, “Hosteni”, etj. Ka lënë librin biografik, “Luigj Gurakuqi”, “Autorët e problemeve të viteve ’30 ”, etj.
Referencat:
Bibloteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate