Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Prill 1688, lufta e malësorëve shqiptarë kundër Sulejman Pashës në Medun

Nga dokumenti, që mban datën 2 Prill 1688, mësojmë për luftën e malësorëve shqiptarë, kundër Sulejman Pashës së Shkodrës në Medun. Pashai turk, zbriti nga Podgorica me zhurmë e potere, duke djegur e vrarë popullsinë e pafajshme, por tek fortesa e Medunit, ndeshi në rezistencën e malësorëve të armatosur. Luftimet zgjatën deri në mesnatë dhe pashai i mundur, la në fushë të luftimit nëntë flamurë, tre daulle dhe shumë të vrarë e të plagosur.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version