Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Prill 1939, Musolini i paraqiti Mbretit Zog një projekt kolonizimi të Shqipërisë nga Italia

Më 2 Prill 1939, Benito Musolini i paraqiti mbretit Zogu I, një projekt sipas të cilit, kërkohej që trupat italiane, të zbarkonin në 4 portet kryesore të Shqipërisë dhe të kontrollonin rrugët strategjike, fushat e aviacionit dhe pikat strategjike kufitare, që në Shqipëri të vendoseshin kolonë italiane me të drejtat e shtetasve shqiptarë, të kryhej bashkimi doganor, që sekretarët e përgjithshëm të ministrive të ishin italianë. Si kundërpropozim Zogu, i kërkoi përfundimin e një konvente ushtarake, që praktikisht parashikonte pushtimin e vendit. Të pakënaqur krerët fashistë të Romës, i paraqitën Qeverisë shqiptare ultimatumin, që parashikonte agresionin e 7 prillit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version