Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

2 Qershor 1403, Senati i Venedikut vendosi fortifikimin e qytetit të Durrësit

Senati i Venedikut, i mbledhur, më 2 Qershor 1403, shqyrtoi gjëndjen e zotërimeve të tij në trojet arbërore dhe vendosi fortifikimin e qytetit të Durrësit, “në mënyrë të tillë, që nga ana e tokës dhe e detit, mund të ruhej dhe të shpëtohej”. Po kështu, senati udhëzonte njerëzit e vet, që të fortifikojnë grykën e Bunës, si arter i rëndësishëm lundrimi dhe tregëtie dhe si vend ku mund të strehohen galerat venedikase. Nga ana tjetër, ai e shihte me dyshim dhe frikë, planin e kontit shqiptar Niketa Topia, zot i Krujës, i cili synonte të ndërtonte në zonën e Shën Markut, në afërsi të Durrësit, një fortesë. Senati porosit njerëzit e vet, që me çdo kusht të ndalohet një gjë e tillë, se rrezikon zotërimet e Venedikut, në trojet arbërore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version