2 Shkurt 1905, lindi Dr. Sinan Imami; themeluesi i shërbimit mjekësor ushtarak

Sinan Imami, një nga mjekët që ka organizuar dhe drejtuar Shërbimin Mjekësor Ushtarak në Shqipëri, u lind në Përmet më 2 Shkurt 1905. Ai kreu Liceun e Korçës dhe fitoi bursë për të studiuar mjekësi ushtarake në Francë. Studimet i nisi në Montepelje dhe u diplomua në Sorbonë. Në vitin 1943 , Sinan Imami kaloi mjek në çetën balliste të Hysni Lepenicës. Në Janar 1944 shërben si mjek në garnizonin e Tiranës.  Pas çlirimit ai vendoset në krye të Spitalit Ushtarak, ku punoi për 25 vite.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare