Në Dibër, më 2 Shkurt të vitit 1924, u lind artisti i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Sulejman Pitarka, Artist i Popullit. Kur ishte 3 vjeç,familja e tij u zhvendos në Durrës, ku kreu shkollën tregtare dhe filloi punë në bankën e qytetit. Pasioni i tij ishte skena dhe pas çlirimit, angazhohet me grupin amator të qytetit. Për herë të para luajti në dramat “Ishulli i paqes” dhe “Invandimi”. Në vitin 1951 Sulejman Pitarka kalon në Teatrin Popullor në Tiranë, ku shumë shpejt u kthye në yll të kinemasë shqiptare. Shumë role të Sulejman Pitarkës janë luajtur e duartrokitur fort nga publiku, duke e bërë atë të njohur edhe jashtë kufijve shtetërorë. Aktori i madh është një ndër pionerët e filmit artistik shqiptar. Për herë të parë ai doli në ekran në vitin 1961 në fimmin “Debatiku”, që ka pasur jehonë jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vendit. Pastaj pasuan një seri filmash, për ta mbyllur me “Larg barbarëve”. Nuk do të ishte i plotë portreti artistik i Sulejman Pitarkës pa krijimtarinë e tij dramaturgjike. Kryevepra e tij është “Familja e peshkatarit”, që tashmë ka hyrë në listën e dramave tona klasike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Janar 1899, u mbajt “Kuvendi i Pejës”; të kundërshtohet me armë copëtimi i trojeve shqiptare
-
23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, historian e publicist Arbëresh
-
23 Janar 1900, u hap në Rumani shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe
-
23 Janar 1909, u shua Halit Bërzeshta, patriot i lëvizjes kombëtare
-
23 Janar 1916, u vra Isa Boletini