Biri i Çamërisë, publicisti, veprimtari i arsimit kombëtar, Sali Ceka, “Mësues i Popullit”, u lind më 20 Gusht 1892. U shkollua në Filat, që është dhe vendlindja e lij, në Janinë dhe në Francë mbaroi Institutin dyvjeçar. Më 1913, ishte ndër mësuesit e parë të Normalës së Elbasanit. Shkrimet letrare e bënë anëtar të Komisionit Letrar të Durrësit. Me pjesëmarrjen në Kongresin e Lushnjës, u angazhua edhe në fushën e politikës. ishte anëtar aktiv i partisë “As e pashës, as e beut”, themeluar në Elbasan, në vitin 1923. Filloi të shkruajë që në bangat e gjimnazit, emri i tij ndeshet në faqet e fletoreve të tilla si “Zgjimi i Shqiperisë”, “Korça”, ”Liria”, “Koha”, etj. Në gjimnazin e Janinës, themeloi shoqërinë “Qarku letrar”, “Toskëria”. SaIi Ceka, drejtoi të përmuajshmen “Revista pedagogjike”, themeloi gazetën “Ku vemi”. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit, në Janar të vitit 1925, u vra nga agjentët e Zogut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare