20 Gusht 1919, Qeveria Italiane nënshkruan marrëveshjen me delegacionin e Qeverisë së Durrësit

Perfaqesuesit e Qeverisë Italiane, më 20 Gusht 1919, nënshkruan marrëveshjen me delegacionin e Qeverisë së Durrësit, që përfaqësohej nga ministrat Mufit Bej Libohova dhe Fejzi Alizoti. Sipas kësaj marrëveshje, administrata e Qeverisë së Durrësit, do të shtrihej në gjithë territorin e Shqipërisë të pushtuar prej italianëve, me përjashtim të Vlorës dhe rrethit të saj. Ne këtë mënyrë, qeveria e Durrësit pranonte sovranitetin e Italisë mbi Vlorën dhe rrethin e saj, ndërsa qeveria Italiane, pranonte shtrirjen e plotfuqive te Qeverisë së Durrësit, në krahinat që lakmoheshin nga shovinistët grekë dhe serbë, siç ishte Korça dhe Gjirokastra në jug dhe Shkodra në veri.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply