Më 20 Janar 1925, u shua Kadri Prishtina, ose siç ka hyrë në histori Hoxhë Kadriu, jurist e burrë shteti, atdhetar e luftëtar për liri e demokraci. Lindi në Prishtinë, më 1878. U diplomua në Stamboll për drejtësi dhe pedagogji. Që student u angazhua në lëvizjen patriotike dhe u burgos nga qeveria osmane. Ishte një ndër krijuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më pas Nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Si kundërshtar i Ahmet Zogut, u detyrua të emigrojë në Austri. Pas kthimit, botoi në Shkodër revistën “Udha e së vërtetës”. Ai u mor me avokati, duke u bërë ndër themelonjësit e jurisprudencës shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Prill 1366, Karl Topisë i jepen të drejtat e qytetarit të Venedikut
-
15 Prill 1877, lindi albanologu slloven Rajko Nahtigal
-
15 Prill 1936, u botua në Korçë revista kulturore, letrare dhe ekonomike “Bota e Re”
-
15 Prill 1937, filantropi Thoma Turtulli vuri gurin e parë në themelet e godinës së Liceut Kombëtar të Korçës
-
15 Prill 1939, Benito Musolini priti në Romë dërgatën shqiptare për të dorëzuar kurorën