Më 20 Janar 1925, u shua Kadri Prishtina, ose siç ka hyrë në histori Hoxhë Kadriu, jurist e burrë shteti, atdhetar e luftëtar për liri e demokraci. Lindi në Prishtinë, më 1878. U diplomua në Stamboll për drejtësi dhe pedagogji. Që student u angazhua në lëvizjen patriotike dhe u burgos nga qeveria osmane. Ishte një ndër krijuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në Kongresin e Lushnjës, u zgjodh Ministër i Drejtësisë dhe më pas Nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Si kundërshtar i Ahmet Zogut, u detyrua të emigrojë në Austri. Pas kthimit, botoi në Shkodër revistën “Udha e së vërtetës”. Ai u mor me avokati, duke u bërë ndër themelonjësit e jurisprudencës shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Prill 1736 u shkrua Kodiku nr.72 i Beratit, monument i kulturës sonë mesjetare me vlera të mëdha historike e artistike
-
16 Prill 1881, Lidhja e Prizrenit filloi konfliktin e armatosur me forcat e perandorisë Osmane
-
16 Prill 1895, lindi poeti arbëresh Josif Rela nga krahina e Zarës në Dalmaci
-
16 Prill 1912, Kuvendi i Krasniqit i paraqiti qeverisë xhonturke një memorandum ku i kërkohej njohja e autonomisë së Shqipërisë
-
16 Prill 1913, Esat Pashë Toptani nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit dhe dorëzoi Shkodrën tek malazezët