Dr. Arshi Pipa, shkrimtar dhe intelektual disident, u nda nga jeta, më 20 Korrik 1997. U diplomua për filozofi në Universitetin e Firences. Më 1942, mbrojti doktoraturën. Punoi si pedagog në Liceun e Shkodres dhe të Tiranës. Në vitin 1946, u arrestua dhe provoi qelitë e burgut të Tiranës, Durrësit, Gjirokastrës e Burrelit. Në vitin 1957, u arratis në Jugosllavi dhe më pas, u vendos në SHBA. Atje fillimisht dha leksione të literaturës italiane në Universitetin e Berkeleyt dhe më pas, leksione të literaturës italiane, franceze dhe shqiptare në Universitetin e Minesotës. Ka shkruar dhe botuar një mori artikujsh studimorë dhe kritikë, për estetikën dhe letërsinë, 4 vëllime me poezi dhe disa monografi, për artin dhe letërsinë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
Sandër Lleshi dekretohet Ministër i Brëndshëm.
-
16 Nëntor 1990 rihapet Xhamia e Plumbit në Shkoder
-
2000 – Bill Clinton është presidenti i parë amerikan i cili vizitoi Vietnamin që nga Lufta e Vietnamit
-
16 nentor 1996 Nënë Tereza pranon çmimin qytetare e nderit e Shteteve të Bashkuara
-
16 Nëntor 1759, delegacion himarjot për perandoreshën e Rusisë