U lind në Shkodër, më 20 Maj 1903, shkrirntari, gazetari, studiuesi dhe politikani Ernest Koliqi. U diplomua në Universitetin e Padovës dhe mbrojti doktoraturën në Universitetin e Romës, më 1937. Dha leksione mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe, në katedrat e universiteteve të Padovës dhe Romës. Karrierën pedagogjike, e vazhdoi në Shkollën Tregtare të Vlorës dhe në Gjimnazin e Shkodrës dhe gjatë viteve 1939-1941, drejtoi Ministrinë e Arsimit. Shkrimet e para, i botoi në revistën studentore “Noi giovani” (Ne të rinjtë) që e themeloi dhe e drejtoi vetë. Ai është nismëtar dhe drejtues i fletoreve “Ora e Maleve”, “Zane rinie”, “Shkëndija”, dhe “Shejzat”, që botohej në Itali. Firmën dhe pseudonimet e tij, ndeshen në dhjetra organe, që janë botuar në vendin tonë para çlirimit. Përmbledhja e parë rne tregime, që kanë dalë nga pena e Koliqit “Hija e maleve” është botuar në vitin 1929, që u pasua nga “Poetët e mëdhenj të Italisë” me dy vëllime, “Tregtar flamujsh”, “Gjurmët e stinëve”. Gjatë qëndrimit në Itali, ku edhe vdiq më 1975, ka botuar disa vëllime në gjuhën shqipe dhe italiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare