Në rrethinat e liqenit të Ohrit, në Maj të vitit 1916, u gjet rastësisht përkrenarja e mbretit ilir Monun, që sot ruhet në Muzeun e Antikiteteve në Berlin. Në pjesën e brendshme të saj ruhet mbishkrimi latinisht “Bazi leos Monounion” që do të thotë “Përkrenare e mbretit Monun”. Emri i tij është gdhendur edhe në disa monedha argjendi. Mbishkrimi i përkrenares dhe i monedhave kanë të njëjtën kaligrafi, gjë që dëshmon për prodhimin e tyre në vend nga artizanët ilirë. Monuni, sundoi rreth vitit 280 p.e.r, duke rimëkëmbur shtetin ilir me trojet prej brigjeve të Adriatikut, deri në kufijtë me Maqedoninë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi