Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

20 Maj 1927, u lind Prof. Ziver Neko, inxhinier gjeolog

Në fshatin Hotovë të Përmetit, më 20 Maj 1927, u lind Prof. Ziver Neko. U diplomua inxhinier gjeolog në Institutin e Lartë të Naftës në Moskë, në vitin 1952 . Gjashtë vjet punoi si kryegjeolog në Ndërrmarrjen e Prodhimit të Naftës në Patos, dy vjet dha leksione dhe drejtoi katedrën dhe më pas, edhe Fakultetin e Gjeologjisë në Universitetin e Tiranës. Më 1975, e deri sa doli në pension, më 1984, punoi në Institutin e Naftës dhe të Gazit në Fier. Edhe në pension Prof. Nako, nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij, duke shërbyer si konsulent në Ministrinë e Energjitikës. Teksti universitar, “Gjeologjia dhe vendburimet e naftës, gazit dhe bitumeve”, mban autorësinë e tij. Nga pena e tij, kanë dalë edhe 33 raporte dhe relacione, 19 referate dhe kumtesa, 11 artikuj shkencorë që flasin mbi naftën, gazin dhe bitumet në vendin tone.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version