Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

20 Mars 1827, Bibla, libri më i lexuar në botë u përkthye e botua në shqip nga Vangjel Meksi

Në Korfuz, në Mars 1827, Vangjel Meksi shqipëroi dhe botoi “Dhjatën e Re”. Libri u botua në kujdesin e Grigor Gjirokastritit, u përhap në Shqipëri dhe ndikoi për të përdorur shqipen në shërbesat fetare. Ai u shfrytëzua nga të gjithë albanologët e shekullit të XIX, për studimin e shqipes. Në këtë vepër, por edhe me përkthime dhe shkrime të tjera, Vangjel Meksi ka hyrë në historinë tonë si paraardhës i rilindasve tanë, në fushën e shqipërimit dhe të lëvrimit të gjuhës shqipe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version