Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

20 mars 1880, lindi në Vranisht të Vlorës patriot Sali Murati

Në Vranisht të Vlorës, më 20 mars 1880, lindi luftetari e pamposhtur Sali Murati, Heroi i Kombit. Që në rininë e tij, ai u ndoq penalisht dhe u dënua me vdekje nga pushtuesit osmanë për veprimtarinë e tij patriotike. Ceta e tij bëri shumë veprime ushtarake gjatë 1908-1909, ajo mbështeti fshatarët që luftonin kundër arbitraritetit të pronarëve të tokave. Në nëntor 1912, ai hapi burgun e Vlorës dhe liroi bashkatdhetarët e dënuar. Ismail Qemali emëroi komandant në krye të xhandarmërisë së parë shqiptare. Sali Murati, drejtoi çeten “Rreze” dhe në luftën e Vlorës dhe Kanina u plagos, ai luftoi me armë në revolucionin e qershorit në anën e demokratëve. Ai vdiq në vitin 1926. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, çeta partizane e Vranishtit mori emrin e tij, ndërsa kombi e përjetësoj atë në këngë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version